Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

EKSKLUZIVE/ Derbi i kryeqytetit u mbyll me grushte dhe shkelma, ZBULOHET zanafilla e dhunës barbare: Lojtari i Tiranës vendosi fanellën mbi flamur dhe u nis drejt… (PRAPASKENA)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Derbi i kryeqytetit u mbyll me grushte dhe shkelma, ZBULOHET
Sherri pas derbit Partizani U18 - Tirana U18

Partizani U18 u mposht ditën e djeshme nga Tirana U18 në derbin që u zhvillua në kuadër të kampionatit të kësaj grupmoshe. Sfida përfundoi 0-1 në favor të “bardhebluve”, me këta të fundit që fituan edhe titullin kampion. Por pas vërshëllimës së fundit situata “eskaloi”.

Stafet respektive shihen të përfshihen në një sherr masiv, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen e Policisë. Mirëpo, edhe uniformat blu e kishin të vështirë qetësimin e situatës, për shkak se pjesë e dhunës u bënë edhe shumë familjarë të futbollistëve.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Newsport.al ka mësuar se futbollisti i kuq Robin Balla u nis të merrte një top që doli në rivënie anësore dhe në atë moment, zëvendës trajneri i Tiranës, Kevin Paraj, ka bërë veprime të pahijshme ndaj tij. Megjithatë, ky moment nuk është zanafilla e incidentit.

Mësohet se gjithçka ka nisur kur një prej lojtarëve të Tiranës, pas triumfit që u dha titullin kampion, ka marrë flamurin e këndit dhe ka vendosur fanellën “bardheblu” mbi të. Ai është nisur drejt mesit të fushës, veprim i cili irritoi kundërshtarët, të cilët me ndihmën e stafeve e morën flamurin.

Pikërisht aty ka shpërthyer edhe sherri masiv mes dy kampeve. Në këtë ngjarje të dhunshme janë përfshirë edhe familjarë të shumtë të futbollistëve të Partizanit dhe Tiranës. Ndërhyrja e Policisë qetësoi situatën, por nuk i heq “shijen e hidhur” një derbi që degjeneroi në dhunë.

Poll

Lexo gjithashtu