Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

VIDEO/ Skandaloze në futbollin e 18-vjeçarëve, Tirana fiton titullin mes grushteve, në fushë edhe prindërit e fëmijëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skandaloze në futbollin e 18-vjeçarëve, Tirana fiton
"Plas" grushti në Partizani U18 - Tirana U18

Ekipi i Tiranës U-18 është shpallur kampion në Abissnet Superiore U-18, ndërsa fitoi në transfertë ndeshjen vendimtare kundër Partizanit. Diferenca prej vetëm 1 pike para këtij dueli, i dha më shumë “ngjyra” dhe emocione sfidës, por që bardheblutë triumfuan në “Arenën e Demave”.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Qerimaj në minutën e 18-të. Megjithatë, futbolli ia la radhën dhunës në fund. Në videot ekskluzive “Newsport.al”, janë pamjet e sherrit masiv mes të dyja kampeve, teksa degradoi në grushtë.

Asistenti i Tiranës, Kevin Paraj edhe pse u ndëshkua me karton të kuq, u fut sërish në fushë në përfundim. Por jo vetëm kaq. Ai goditi me grusht një nga lojtarët kundërshtarë. Ky episod ishte zanafilla e gjithçkaje.

Eskalimi i dhunës shkoi në pikën ku u goditën me grushta e shkelma kokës edhe efektivët e policisë. Nuk qëndruan në “heshtje” as prindërit e lojtarëve, të cilët u bën “pjesë” e kësaj skene.

Një ngjarje e tillë nuk mbahet mend me përmasa kaq të mëdha në arenë e futbollit shqiptar. Deri tani, as ekipi i Partizanit dhe as Tirana, nuk kanë bërë një reagim zyrtar për ngjarjen.

Pritet që Komisioni i Disiplinës të jap dënim shembullor për këtë "shfaqje" të shëmtuar, që në plan të parë ngjason më tepër me boksin, se sa futbollin.  

   

Poll

Lexo gjithashtu