Partizani U-19 - Skënderbeu U-19
Partizani U-19 është shpallur matematikisht kampion në Abissnet Superiore për këtë grupmoshë. Ekipi kryeqytetas mposhti 4 – 1 Skënderbeun, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”.
Golat për ekipin e kuq mbajtën firmën e Sarjo (28’), Rrenga dopietë (31’ dhe 57’), sikurse finalizimi i Banushit. Me këtë triumf, Partizani U-19 ka të drejtë për të konkurruar sezonin 2026-2027 në fazat eliminatore të UEFA Youth League, e njohur gjerësisht si Champions League për të rinj.
Ekipi kryesor i Partizanit nuk përjeton moment të mirë, teksa humbja e djeshme ndaj Flamurtarit me shifrat 1 – 4 i largon nga objektivi Final Four, 3 pikë më pak se Dinamo e vendit të 4-të.
View this post on Instagram
Poll
