Sylvinho - Florenc Farruku & Klevi Qefalija
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë.
Në stërvitje me kuqezinjtë është bashkuar në mënyrë surprizë edhe sulmuesi i Dinamos, Florenc Farruku. Ky e ka bërë të ditur pjesëmarrjen e tij në stërvitje me Kombëtaren shqiptare, me anë të një foto që ka publikuar në rrjetet sociale.
“Kuqezi”, shkruan Farruku në rrjetet sociale. Teksa vlen të theksohet, se ky grumbullim i tij është vetëm për stërvitje, duke mos ndryshuar asgjë në listën e publikuar të shtunën e 21 marsit.
View this post on Instagram
Poll


