Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“E kishim ndeshjen në duart tona”, kapiteni Berat Gjimshiti nuk e “kapërdin” humbjen: Nuk ka rëndësi kush i humb rastet, ky është futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
“E kishim ndeshjen në duart tona”, kapiteni Berat Gjimshiti nuk
Berat Gjimshiti

Shqipëria edhe pse zhvilloi ndeshje pozitive kundër Polonisë, nuk mundi të merrte rezultat pozitiv, e humbur 1 – 2. Pas sfidës, foli kapiteni Berat Gjimshiti:

“Besojë se mund të pësohej goli i Lewandowskit. Mund të bënim ndeshjen 2 – 0 apo edhe kur ishte 1 – 1, mund të kalonim sërish në avanatzh. Ça të bëjmë, ky është futbolli.

Nuk ka rëndësi kush i humb rastet, jemi një ekip bashkë. Në këtë moment, jemi të gjithë të mërzitur. Ndeshja ishte në duart tona. I kishim të gjitha mundësit të fitonim dhe të luanim finalen kundër Suedisë.

Mbase ky ishte rasti i fundit që ne të çonim Shqipërinë në një Botëror. Kishim punuar në goditjet standarde, i dimin aftësitë e tyre.

Sot nuk kishim aq shumë lojatr në shtatlartësi. Kemi punuar, por nuk mund të evitohet çdo raste. Në të ardhmen duhet të punosh më shumë për t’u përmirësuar. Ne jemi një ekip, të gjithë gabojmë. Një pyetje provokative për lojatrët që luajnë si titullar, është prapa shpinës së trajnerit. Ne kur futemi në fushë, japim maksimumin".   

 

Poll

Lexo gjithashtu