Shqipëria ishte shumë pranë kualifikimit për në “finalen” e madhe të “Play-Off”-it në Kupën e Botës, por keqmenaxhimi në rastet e krijuara, bëri që kuqezinjtë të përmbyseshin nga Polonia në Varshavë, e përkthyer me eliminimin dhe “lamtumirën” nga “ëndrra amerikane”, Kupa e Botës 2026-të.
Në postimin e para disa minutave në rrjetin social “Instagram”, mesfushori Julian Shehu vazhdon ta vuaj disfatën, e cila në kujtimet e 27-vjeçarit vështirë të zhbëhet. “Humbje të tilla lënë shenjë gjithë jetën.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe përkrahjen gjatë secilës ndeshje kualifikuese për në Botëror”, mesazhi i Shehut. Mesfushori i mësipërm ishte më i miri në fushë te Kombëtarja, i vlerësuar me notën 7.3, sipas “SofaScore”.
View this post on Instagram
