Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Në Shqipëri “vajtojnë” eleminimin, Dinamo e Zagrebit ka "dy fjalë" për Arbër Hoxhën

Shkruar nga NEWSPORT
Në Shqipëri “vajtojnë” eleminimin, Dinamo e Zagrebit
Arbër Hoxha, sulmues i Kombëtares

Arbër Hoxha ishte autor i golit të vetëm të Shqipërisë në ndeshjen kundër Polonisë, ku tanët u mposhtën me rezultatin 2-1 nga polakët.

Anësori i fazës ofensive shfrytëzoi një pasim të bukur të Ismajlit, ku mbrojtësi kundërshtar nuk e stopoi siç duhet duke i dhuruar një asist, i shndërruar mjeshtërisht në gol nga diagonalja.

Pikërisht për golin e tij ka reaguar edhe Dinamo e Zagrebit, skuadër me të cilën Hoxha aktivizohet rregullisht duke qenë një nga më të rëndësishmit. Në kanalin zyrtar të klubit kroat shkruhej:

“Hoxha shënon për Shqipërinë!

Edhe pse përfaqësuesja e tij fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Botëror, Arbi ynë zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe shënoi golin e vetëm në humbjen 2:1 si mysafir ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e play-off-it të UEFA-s.”

Eleminimi nga Polonia ka lënë shije të hidhur te e gjithë skuadra, por edhe mbarë opinioni sportiv në vendin tonë.

Në Shqipëri “vajtojnë” eleminimin, Dinamo e Zagrebit
Postimi i Dinamo Zagreb

 

Poll

Lexo gjithashtu