Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sylvinho e donte në Kombëtare, Rey Manaj shkon në jug të Shqipërisë dhe "kopjon" Myrto Uzunin! Ç'ndodh një ditë para Polonisë

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho e donte në Kombëtare, Rey Manaj shkon në jug të
Foto ilustruese: Sylvinho - Rey Manaj & Myrto Uzuni

Rey Manaj do të jetë pronar i dy hoteleve në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Është vetë sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka bërë të ditur për investimet e tij të fundit që do të bëjë vë vendin tonë.

“Krenar për të investuar prapë në bregdetin shqiptar. Blerja e dy hoteleve në një nga projektet më të mira të vendit tonë, Sun Palase, është më shumë se një investim për mua, është krenari të hedh bazat e mia për një të ardhme më të mirë”, shkruan Manaj.

Kështu, Manaj i bashkohet Myrto Uzuni në “rreshtin e biznesmenëve”. Kujtojmë që edhe sulmuesi beratas disa muaj më parë, njoftoi hapjen e “Uzuni Hotel”, po në të njëjtin lokacion, Sun Palase.  

Përsa i përket Manajt, ai nuk është në listën e Kombëtares shqiptare në ndeshjen që do të luhet përballë Polonisë mbrëmjen e 26 marsit në Varshavë.

Pavarësisht se është kthyer në të preferuarin e Sylvinhos dhe braziliani e donte në organikë në një duel kaq të rëndësishëm, lushnjari nuk ia doli dot për shkak të një dëmtimi të pësuar në Turqi, me ekipin e tij Sivasspor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

Poll

Lexo gjithashtu