Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria ka në “xhep” kualifikimin?! ZBULOHET se si do të fitojmë në Poloni (PRONONCIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria ka në “xhep” kualifikimin?! ZBULOHET se si do
Kombëtarja në stërvitje dhe Sylvinho

Legjenda e Kombëtares shqiptare, Vasil Ruçi ka folur në prag të ndeshjes Poloni – Shqipëri. Para këtij dueli të rëndësishëm për fatet e kuqezinjve drejt Botërorit, Ruçi ka treguar n “EuronewsAlbania” edhe “sekretet” për të shkuar te fitorja.

Sipas tij, lojtarëve të Kombëtares shqiptare u duhet nacionalizëm dhe mençuri. Ndër të tjera, ai bën një krahasim interesant, duke u shprehur se pjesëmarrja në Botëror është si të martohesh me një mbretëreshë.

“Shqipërisë një rast i tillë mund t’i vijë një herë në 100 vjet. Fjala ‘kemi bërë mirë’ është fjalë pesimiste. Rëndësi ka të bëjmë mirë. Është për mendimit tim ndeshja e vitit dhe e shekullit për Shqipërinë. Nuk e di nëse do të na vijë më një ndeshje e tillë. Mençuria profesionale, po t’i bashkangjitet nacionalizmit, me një gjykim të pjekur dhe me sakrificë e njerëz që kanë besim te ajo ndeshje, besoj se gjithçka kalohet. Një Kampionat Botëror është si të martohesh me një mbretëreshë”, tha Ruçi.

Poll

Lexo gjithashtu