Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Përmbysja spektakolare nga Gjermania, Wirtz tjetër “nivel”! Spanja bën Serbinë të “flas me vete”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysja spektakolare nga Gjermania, Wirtz tjetër
Gjermania

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar disa ndeshje miqësore mes kombëtareve, ku nuk kanë munguar as përballjet “big”. Gjermania fitoi me përmbysje në Basel kundër Zvicrës vendase.

Helvetët shënuan të parët me Ndoye dhe Embolo në pjesën e parë, por “Pancerat” në këtë fraksion loje u përgjigjën me Tah e Gnabry. Në 45 minutat e dyta, Wirtz ishte thjesht i jashtëzakonshëm, dopietë, teksa finalizimi i Monteiro vlejti sa për statistikë.

Spanja nuk i dha asnjë shans Serbisë në “Estadio de la Ceramica”, e fituar 3 – 0 nga “Furia e Kuqe”. Golat për iberikasit u shënuan nga Oyarzabal (dopietë) dhe Munoz.

Anglia nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 ndaj Uruguait në “Wembley”. “Tre Luanët” finalizuan të parët me Ëhite (81’), kurse amerikano-latinët i kthen “reston” vendasve me Valverde (90+4’ penallti).

     

Poll

Lexo gjithashtu