Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

FOTO/ Me Atalantën u kualifikuan në finale, Gjimshiti e bën ‘zakon’ në Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Me Atalantën u kualifikuan në finale, Gjimshiti e bën
Berat Gjimshiti

Atalanta ka siguruar finalen e Europa League, teksa mbrëmjen e djeshme mposhti 3-0 Marseillen në shtëpi. Një sukses për ekipin e Berat Gjimshitit që kanë fatin tashmë të tentojnë trofeun e këtij kompeticioni.

Mbrotjësi shqiptarë si në çdo ndeshje tjetër ishte një nga më të mirët e sfidës. Një “mur” i pakalueshëm për kundërshtarët ishte në prapavijën e italianëve. Kapiteni i kombëtares është thjeshtë fantastik ndaj francezve dhe siç jemi mësuar tashmë shpërblehet edhe me formacionin e javës në Europa League.

31-vjeçari ka “zaptuar” vendin e tij në 11-shen më të mirë të gjysmëfinales së Europa League. Nga “Soffascore” gjithashtu është vlerësuar me notën 7.6. Kujotjmë se kjo nuk është hera e parë që kapiteni kuqezi ndodhet në formacionin e më të mirëve, pasi në ndeshjet e fundit ka qenë i padiskutueshëm në 11-shen.

Një paraqitje që padiksutim kënaq gjithë tifozët shqiptarë, por dhe Sylvinhon, pasi Gjimshiti vjen më formën e tij më të mirë thuajse 1 muaj nga starti i Euro 2024.

FOTO/ Me Atalantën u kualifikuan në finale, Gjimshiti e bën
Berat Gjimshiti në formacionin e javës në Europa League

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga