Atalanta ia doli të fitonte në ndeshjen e kthimit përballë Marseille, në kuadër të gjysmëfinales së Europa League.
Bergamaskët triumfuan me rezultatin 3-0 dhe shkojnë kështu në finale, ku do të përballen me Bayer Leverkusen.
Një nga protagonistët kryesorë në këtë fitore, ishte padyshim edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti. Shtatlarti kuqezi zhvilloi një ndeshje fantastike dhe në përfundim të 90 minutave u vlerësua me notën 7.
“Gjimshiti merr notën 7, ndoshta kishte vetëm një të metë, por përndryshe dominon. Mbyll çdo hapësirë, ruan qetësinë dhe nuk gabon në ndërtim”, shkruhet për kapitenin e Kombëtares shqiptare.
Poll