Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Plaga ime më e bukur”, kapiteni tregon "ADN"-në e shqiptarit edhe te Grasshopper në Zvicër

Shkruar nga NEWSPORT
"Plaga ime më e bukur”, kapiteni tregon "ADN"-në
Amir Abrashi

Kapiteni i Grasshopper, Amir Abrashi ishte "heroi" emocional i skuadrës pas fitores dramatike 2-1 ndaj FC Aarau, sukses që i siguroi mbijetesën e klubit në Superligën zvicerane.

Mesfushori shqiptar tregoi shpirtin luftarak deri në fund, edhe pse në minutën e 104-të mori një goditje të rëndë në fytyrë që i çau buzën dhe e la të gjakosur. Pavarësisht dhimbjes, ai refuzoi të largohej nga loja dhe vazhdoi të luftonte për fanelën e Grasshopper.

Pas ndeshjes, Abrashi emocionoi tifozët me deklaratën e tij. “Kjo ishte, besoj, plaga ime më e bukur. E kisha buzën e çarë, por asgjë nuk më ndalonte të luftoja për këtë klub,” u shpreh shqiptari.

36-vjeçari pranoi se javët e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në karrierën e tij për shkak të presionit të madh dhe rrezikut të rënies nga liga, por theksoi se skuadra nuk u dorëzua kurrë. Në fund, ai riafirmoi "dashurinë" për klubin dhe futbollin, duke thënë se zemra e tij rreh gjithmonë për Grasshopper.

Poll

Lexo gjithashtu