Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Tërmet" te klubi i Sivasssporit! Rey Manaj i jep fund "dashurisë së vjetër", planifikohet lëvizja

Shkruar nga NEWSPORT
"Tërmet" te klubi i Sivasssporit! Rey Manaj i jep fund
Rey Manaj

Një kaos total ka përfshirë Sivassporin në Turqi, pasi klubi ku aktivizohet edhe Rey Manaj është përballur me vendimin e papritur të presidentit Burak Ozcoban dhe administratës së tij, të cilët kanë paraqitur dorëheqjen pasi nuk ia dolën që të përmbushnin objektivin për ngjitjen në elitë.

Nga ky “lëmsh” që i ka trazuar të gjithë në kampin bardhekuq, ka mbetur i prekur dhe sulmuesi i Kombëtares, i cili po bën planet gati për t'u larguar për të dytën herë nga kjo skuadër dhe për të provuar një tjetër mundësi që mund t’i rezervojë merkatoja e verës. Vetë 29-vjeçari ka vënë në dijeni klubin për zgjedhjen e bërë dhe pritet të jetë “sy e veshë” rreth ofertave që do trokasin në drejtimin e tij.

Dëmtimi i fundit që e penalizoi për pjesën më të rëndësishme të sezonit, bëri që Manaj të mos ndihmonte të tijët që të ngjiteshin në elitën  e shpeshta gjatë këtij sezoni, e penalizuan lojtarin që të ndihmonte të tijët në 

Me Sivassporin, ai është paraqitur në 28 ndeshje në total duke shënuar 10 gola, ndërsa ka kontribuar dhe me 1 asist. Vlen të theksohet se ky ishte një rikthim për lojtarin shqiptar, pasi me këtë skuadër ka luajtur edhe në sezonin 2022-23, përpara se të kalonte në Emiratet e Bashkuara Arabe tek skuadra e Sharjah.

 

Poll

Lexo gjithashtu