Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Marash Kumbulla nostalgjik, mbrojtësi shqiptar kujton kohët me Jose Mourinhon: Ai ka të metë... ndershmërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Marash Kumbulla nostalgjik, mbrojtësi shqiptar kujton kohët me Jose
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla duket se është drejt fundit të aventurës së tij tek Mallorca. Dëmtimet nuk po e lënë të qetë sërisht 26 vjeçarin, i cili është i huazuar nga Roma tek ekipi spanjoll.

Ndërsa së fundmi mbrojtësi ka dhënë një intervistë për “calciomercato”. Kumbulla ka folur me pasion për përvojën e tij tek Roma nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Nëse do t'a quaja një të metë, do të thoja se është shumë i ndershëm. Mourinho është një njeri shumë kërkues, mësova detaje taktike pë të cilat nuk isha i vetëdijshëm më parë. Të dish kur të ndalosh një lojë me një faull, të pranosh një karton nëse situata e kërkon, ose të trajtosh momente të caktuara të lojës në mënyrë më inteligjente. Këto janë aspekte që në fund i kuptova duke punuar nën drejtimin e tij”, u shpreh mbrojtësi.

Në fund Kumbulla foli edhe për trajnerin Gasperini, duke theksuar se është i hapur për një rikthim tek Roma dhe për të punuar dhe të mësojë më shumë prej tij.

Poll

Lexo gjithashtu