Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Një tjetër shqiptar në Premier League? Mesfushori prek "ëndrrën" e madhe dhe i bashkohet Anis Mehmetit

Shkruar nga NEWSPORT
Një tjetër shqiptar në Premier League? Mesfushori prek
Premier League, flamuri shqiptar dhe Aidon Shehu

Hull City siguroi ngjitjen në elitë pasi mposhti Middlesbrough në ndeshjen e "play-off"-it në ligën e dytë angleze. Sfida përfundoi në shifrat 1-0 në favor të vendasve dhe në këtë mënyrë, ata do të garojnë në Premier League në sezonin e ardhshëm 2026-27.

Pjesë e kësaj skuadre është dhe Aidon Shehu, mesfushori shqiptar i cili ende nuk ia ka dalë të bëjë debutimin e tij, por që shansi mund t'i vijë pikërisht në sezonin e ardhshëm. gjithnjë nëse drejtuesit e klubit nuk kanë plane të tjera për futbollistin 19-vjeçar.

Në elitë, Shehu do të gjente shqiptarin tjetër Anis Mehmetin, pasi ky i fundit siguroi po ashtu ngjitjen në elitë me Ipswich Town. Sa i përket paraqitjeve me fanellën e Shqipërisë, mesfushori i talentuar luan me Kombëtaren U-21 ku ka zhvilluar 8 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 1 gol. 

Poll

Lexo gjithashtu