Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ernest Muçi "i papërmbajtshëm" në Turqi! Sulmuesi i Kombëtares flet pas fitimit të Kupës me Trabzonsporin, ka edhe një mesazh për Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Muçi "i papërmbajtshëm" në Turqi!
Ernest Muçi dhe pamje nga goli i parë i Trabzonsporit

Një prej protagonistëve të fitores së Trabzonsporit për fitoren e Kupës së Turqisë ishte padyshim dhe sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, i cili mori pjesë në aksionin që solli dhe golin e parë të shënuar nga Onuachu-s, që i hapi "rrugën" këtij suksesi.

Lidhur me këtë moment të veçantë që kulmoi dhe me trofeun e parë të fituar me klubin nga Trabzoni, ka folur vetë 25-vjeçari në një intervistë të dhënë për televizionin “Top Channel” për gazetarin Edi Manushi.

“Kam shumë emocione. Ka qenë një sezon shumë i gjatë, me ulje dhe ngritje. Më vjen mirë që e mbyllëm kështu me trofe sepse ka shumë rëndësi për të gjithë, për klubin, tifozët, dhe për ne lojtarët”, u shpreh fillimisht Muçi.

Më pas, ish-i i Tiranës përmendi dhe rrugëtimin e tij të gjatë që ka përshkruar gjatë karrierës, ku theksoi krenarinë që ka kontribuar për tituj të rëndësishëm tek bardheblutë si dhe për kalimin në Poloni, teksa pati dhe një falenderim për të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë ndjekur.

“Jam shumë krenar që kam qenë pjesë e sukseseve dhe titujve kampion tek Tirana, Legia e Varshavës por edhe këtu, shpresoj të kemi edhe tituj të tjerë. Faleminderit shumë të gjithë shqiptarëve që vijnë dhe më mbështesin”, përfundoi sulmuesi deklaratën e tij.

Kujtojmë se sulmuesi u ble për 8.5 milionë eurove nga Besiktasi pak ditë më parë, duke bërë që drejtuesit ta shohin si një investim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe të besojnë plotësisht tek aftësitë e tij.

Poll

Lexo gjithashtu