Trabzonspor është shpallur kampion i Kupës së Turqisë, pasi mposhti në finale Konyasporin. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Corendon Airlines Park", përfundoi në favorin e vendasve në shifrat 2-1.
Onuachu solli avantazhin për vendasin në minutën e 18-të pas një krosimi shumë të mirë në zonë dhe me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Muleka rikthen baraspeshën në minutën e 50-të, përpara se Enis Bardhi të shpërdoronte mundësinë e artë për t'i çuar shifrat në 1-2. Megjithatë, mesfushori shqiptar gaboi nga pika e bardhë dhe topi u ndal në shtyllë.
E kur nuk shënon do ta pësosh dhe pikërisht këtë bëri autori i golit të parë të vendasve që realizoi po nga pika e bardhë në minutën e 79-të me 11-metërsh, duke sjellë kështu dhe fitoren e Kupës për herë të 10-të në historinë e tyre.
Kujtojmë që në këtë përballje, edhe Ernest Muçi la gjurmën e tij duke marrë pjesë tek goli i parë i Onuachu-s, përpara të linte fushën e lojës në minutën e 90'+2, kur u zëvendësua nga Malkocoglu.
Trabzonspor 2-1 Konyaspor (Onuachu 18', 79'/ Muleka 50')
Goli i Onuachu (Trabzonspor 1-0 Konyaspor)
Goli i Muleka (Trabzonspor 1-1 Konyaspor)
Penalltia e humbur nga Enis Bardhi
Goli i Onuachu (Trabzonspor 2-1 Konyaspor)
