Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

6 muaj jashtë fushave, rikthehet Medon Berisha dhe zbulon ekipin për sezonin e ri: Shihemi vitin tjetër…

Shkruar nga NEWSPORT
6 muaj jashtë fushave, rikthehet Medon Berisha dhe zbulon ekipin për
Medon Berisha

Mesfushori i Kombëtares Medon Berisha, e nis “zjarr” sezonin 2025-2026 me Leccen, por më pas erdhi dëmtim i rëndë në pjesë e pasme të kofshës.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar, 22-vjeçari nuk ka zbritur më në fushë. Përmes një postimi të radhës në rrjetet sociale, Berisha ka reaguar, duke zbuluar edhe klubin për edicionin e ri: “Ulje dhe ngritje gjatë gjithë sezonit, por e arritëm qëllimin tonë. Shihemi vitin tjetër në Serie A”.

Gjatë sezonit që lam pas, është përfolur masivisht e ardhmja e shqiptarit, ku nuk u përjashtua largimi nga Lecce, por me mesazhin e mësipërm, bëhet e qartë se edhe për 2026-2027, Medon Berisha do të vazhdoj te ekipi aktual, pasi ata mbijetuan në elitën e futbollit italian.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medon Berisha (@medonberisha)

Poll

Lexo gjithashtu