Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja, po dhuron spektakël në ndeshjen St. Truiden - KV Mechelen (3 – 0), sfidë e vlefshme për kampionatin belg.
Në minutën e 24-të, pasi shmangu bukur rivalin, 27-vjeçari “tundi” rrjetën mike dhe kaloi në epërsi ekipin e KV Mechelen. Por kjo nuk ishte e gjitha. Në “frymën e fundit” të pjesë së parë, Muja kontriboi me asist për të tijët.
Teksa po luhet pjesa e dytë e takimit të mësipërm, Arbnor Muja mban notën më të lartë sipas “SofaScore”, 9.1.
Përmendim se protagonisti në fjalë, prej nëntorit të vitit 2023, nuk u përzgjodh më nga ish-trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ndonëse ka treguar formë të mirë, duke marrë trajtën e të “padëshiruarit.
Goli i Arbnor Mujës
Asisti i Arbnor Mujës
