Për Ernest Muçin, udhëtimi drejt Varshavës për ndeshjen që Kombëtarja shqiptare do ta luajë ndaj Polonisë, nuk është thjesht një rastësi e bukur.
Sulmuesi ka një të kaluar në këtë qytet, pasi më herët ka luajtur me skuadrën e Legias së Varshavës, klub në të cilin qëndroi për dy sezone e nga ku zhvilloi paraqitje të shkëlqyera, duke spikatur edhe në Kupat e Europës në fitoren 3-2 ndaj Aston Villas, dy golat të cilat erdhën prej aftësive të tij sulmuese.
I aktivizuar më parë në skuadrat zinxhir të Tiranës në kampionatin shqiptar, 25 vjeçari ka pësuar një rritje galopante të karrierës, duke i ngjitur shkallët një nga një për të arritur tek situata në të cilën ndodhet momentalisht; i pazëvendësueshëm në radhët e Trabzonspor në Turqi dhe i ftuar nga Sylvinho për ndeshjen vendimtare me Poloninë.
Në videon e siguruar nga gazetari polak, shihet Muçi i buzëqeshur teksa luan me topin në fushën e stadiumit "PGE Narowody".
Ernest Muci znów w Warszawie. Być może zagra jutro w barwach Albanii przeciwko Polsce. @sport_tvppl pic.twitter.com/BxWz7owp1k
— Piotr Kamieniecki (@PKamieniecki) March 25, 2026
