Në prag të ndeshjes Poloni – Shqipëri, “Play-Offi”-i Kupës së Botës, sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani, “nxeh” përballjen. Përmes postimit në rrjetin social “Facebook”, anësori shqiptar kuqezi shkruan:
“Jemi gati”, e shoqëruar me videon e golit emblematik kundër Polonisë në mes të Tiranës, shtatori i 2023, ndeshja e fundit mes përfaqësueseve në fjalë.
Asani është pjesë e listës së Sylvinhos, ndërsa mbetet enigmë nëse do jetë titullar, do e nis nga stoli apo thjeshtë në pozitën e “spektatorit” në stol.
Te Kombëtarja, 30-vjeçari numëron 25 prezenca, ndërsa e ka gjetur rrjetën mike në 6 raste. Goli i fundit me fanelën e Shqipërisë vjen nga 9 shtatori i vitit të kaluar kundër Gjibraltar, miqësore. Interesante është se në 6 rastet që Jasir Asani ka shënuar, përfaqësuesja jonë nuk ka humbur kurrë, 6 fitore.
