Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ "Vajza jote është me c*ca të mëdha", historia e jashtëzakonshme e legjendës së futbollit anglez që u përjashtua nga presidenti i Lazios

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ "Vajza jote është me c*ca të mëdha",

Ndoshta shumë prej jush nuk e kanë dëgjuar, por të gjithë të apasionuarit e futbollit e njohin legjendën e futbollit anglez, Paul Gascoigne i cili frymëzoi mijëra të rinj në vitet 90' për t'iu bashkuar lojës më të bukur në botë.

Idhulli që frymëzoi shumë anglezë në vitet '90 po humbet cdo betejë me të keqen. Alkooli, depresioni, dështimi në martesë, përplasjet me policinë janë të gjitha mëkatet që kanë damkosur "Gazzan". Stan Seymor, presidenti I Neëcastle e ka quajtur Gascoigne "George Best pa tru".

Kush ishte Gascoigne i viteve të futbollit?

Djaloshi me fytyrë të rrumbullakët lindi në 27 maj 1967 në Dunston, pjesa perëndimore e qytetit Gateshead.  U quajt Paul në nder të muzikantit të njohur anglez dhe anëtarit të "Beatles"-ave Paul Mçartney.

Në fëmijëri, Gascoigne u detyrua t'i vinte në ndihmë familjes duke shitur karamele dhe ëmbëlsira cdo Krishtlindje. Makthet, paranoja kanë qenë armiqtë e pandarë të jetës së tij që kur ishte I vogël. Ai pësoi shok psikologjik 10 vjec kur pa me sy vdekjen e shokut të ngushtë kur e përplasi një makinë.

Topi i futbollit ishte udhërrëfyesi i shpëtimit të tij. Pasioni për lojën i tërhoqi vëmendjen e trajnerit të Neëcastle-it Jack Charlton. Megjithëse jo me fizik atletik, driblimi i pandalshëm, shpejtësia, forca dhe goditjet potente ishin atributet e tij më të mira.

Pas u gradua si njëri prej më të spikaturve në akademinë e Neëcastle-it, Jack Charlton I dha mundësinë Gazzas të debutonte në kampionatin anglez në 1985.

Në sezonin 1987-1988 u vlerësua nga si lojtari më I mirë I Divizionit të Parë nga SHFA (PFA).

Ai zuri faqet e para të kopertinave të gazetave britanike si talenti më I mirë anglez pas Bobby Charltonit.

Në autobiografinë e tij, Sir Alex Ferguson pranon dy pendimet më të mëdha të karrierës: shitjen e mbrojtësit holandez Jaap Stam te Lazio në 2001 dhe pamundësinë për të firmosur me Gazzan në 1988 dhe 1992.

Klubi I Tottenhamit I bleu shtëpi të re Gascoignet dhe familjes së tij në Londër. Ata fituan garën me Manchester United për të bërë të tyrin mesfushorin 21-vjecar. Me "Spursat" Gascogine dhe  sulmuesi Gary Lineker u bënë në forcë sulmuese shkatërrimtare në Angli.

Trofeu I parë I fituar është FA Cup në 1991. Performanca në rritje e bindi trajnerin veteran Bobby Robson t'I jepte ftesën për në kombëtaren e Anglisë në 1988. Gazza fitoi popullaritet përtej ishullit britanik në Kupën e Botës në Itali 1990. Me "3 Luanët" ai arriti vendin e katërt në "Itali 1990", rezultatin më i mirë që nga Botërori I 1966.

Fytyra e pikëlluar e mbuluar me lot pas pezullimit nga finalja ndaj Argjentinës ka mbetur edhe sot si një prej momenteve më të paharrueshme të historisë së ËC.

Në 1992, ai shokoi opinion anglez kur firmosi me ekipin e Lazios. United dështuan përfundimisht për të blerë Gazzan.

Fillimisht u prit si idhull I tifozëve të kaltër. Ai mori përkrahje të madhe nga tifozët e Lazios pas golit të shënuar në derbin me Romën në sezonin 1992-1993 në minutën e 89-të. Por historia e tij në Itali pati fund tragjikomik. Dëmtimet, abuzimi me ushqimin dhe alkoolin dhe rënia e lojës irrituan publikun Italian duke u armiqësuar me anglezin.

Gazza tejkalonte kufijtë e seriozitetit kur I trembte shokët e ekipit me gjarpërinj. Ai acaroi opinionin Italian kur gromësiti përpara mikrofonit të një reporteri.

Ndarja përfundimtare me Lazion erdhi kur fyeu rëndë presidentin Sergio Cragnotti kur I tha: "Vajza jote, cica të mëdha". Alessandro Nesta i theu këmbën në stërvitje në 1995.

Më pas ai kaloi në Skoci me ekipin e unionistëve të Glasgoë Rangers. Gazza u rikthye në ditët e tij më të mira duke regjistruar në tre vite 39 në 104 takime. Rangersat fituan dy kampionate, një kupë të Skocisë dhe një të Ligës Skoceze.

Imitimi I flautit të "Urdhërit Portokalli" në derbin e ethshëm "Old Firm" bëri që të kërcënohej me jetë nga formacioni nacionalist irlandez IRA.

Për të mos rrezikuar jetën ai u kthye në Angli dhe firmosi me Middlesbrough në 1998 duke u bashkuar me Bobby Robsonin. Ai u end në disa ekipe për 6 vjet duke kaluar te Middlesbrough, Everton, Burnley, në Kinë dhe SHBA.

Pasi u tërhoq nga përfundimisht nga loja në 2004, Gazza nuk gjeti kurrë qetësi. Ai shënjestrohet vazhdimisht nga reporterët e mediave të shkruara angleze. Shumë herë ka hyrë dhe ka dalë nga policia dhe qendrat e rehabilitimit.

U nda nga bashkëshortja e tij Sheryl në 1999 pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Ish-lojtari është diagnostikuar me një sërë problemesh mendore si sindromë bipolare, crregullim karakteri. Ai ka abuzuar në mënyrë skandaloze me duhanin, alkoolin, ushqimet shpejta etj. Për shumë kohë ka qenë viktimë e drogës dhe lojrave të fatit. Ai pretendon në media se po rikuperon veten, por skandalet e ndjekin menjëherë. Ka përfunduar sërish në qendër të kurimit të varësisë nga alkooli në 2017.

Gazza mban titullin nga Muzeu Kombëtar I Futbollit si "Mesfushori më I talentuar I gjeneratës së tij".

Përvec degradimit dhe luftës për jetë a vdekje për shëndetin, Gascogine ka lënë shenjë në memorien e shumë fansave.

Supergoli ndaj Skocisë në ndeshjen e grupeve në EURO 1996, vlerësohet si një ndër golat më të mirë të kampionateve europiane.

Kreativiteti dhe shpirti I tij arritën kulmin me golin ndaj rivalëve të Skocisë.

Për fat të keq, Anglia dështoi të shkonte në finale me Rep.Ceke kur u mposht me penallti në gjysmëfinale nga Gjermania, armiku I përhershëm.

Gascoigne nuk luajti më me kombëtaren pas 1998, kur trajneri Glenn Hoddle e përjashtoi nga Kupa e Botës në Francë 1998 pasi u publikuan fotot e Gascoigne dhe një shokut të tij DJ duke konsumuar birra dhe qebap.

Vetëm 57 takime në 10 vite luajti Gazza me "3 Luanët". Një tjetër moment I cmendur I tij ka qenë festimi I golit ndaj Skocisë.

Ai u quajt festimi "karrigia e dentistit" ku shokët e ekipit, McManaman, Alan Shearer dhe Teddy Sheringham I spërkasnin gojën me ujë.

Kjo ngjarje u dha famë të errët duke e ekspozuar veten si të dashuruar pas alkoolit. Gascoigne do të mbetet përfundimisht gjeniu më tragjik i futbollit. Anglia besoi falë tij se mund të dominonte botën dhe kontinentin në vitet '90. /Newsport.al/

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga