Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ "Shqiponja" TARE dhe "çetniku"  MIHAJLOVIC, kur drejtori i LACIOS i "mësoi" shqipen me grushta ish-yllit serb të futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ "Shqiponja" TARE dhe "çetniku" 

Igli Tare është njëri prej "ambasadorëve" më të impenjuar të futbollit shqiptar. Pavarësisht qetësisë dhe maturisë që zotëron, Tare krenohet me atdheun e tij Shqipërinë.

Një personalitet i vërtetë brenda dhe jashtë sportit, ish-sulmuesi KUQEZI mbrojti publikisht luftën e UÇK-së, organizatë politiko-ushtarake që luftonte për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë.

Jo vetëm kaq, por ai kontribuoi financiarisht në sistemin e refugjatëve shqiptarë gjatë luftës.

Por forcën e karakterit dhe të grushtave të tij e provoi ish-futbollisti i dalluar serb Sinisa Mihajlovic. Në kohën kur Tare luante në kampionatin italian në vitin 2005/2006, ai dhe Mihajlovic u konfliktuan në tunelin e stadiumit gjatë ndeshjes Lacio-Inter. I acaruar nga fyerjet e Mihajloviç për kombësinë e tij ("Shqiptar m*ti), Tare gjeti kohën e pushimit dhe e goditi me të dyja grushtet futbollistin problematik serb.

Ish-mesfushori serb fitoi në karrierë tituj madhorë; Champions League dhe kampionat italian. Mbi të gjitha, ai ekzekutonte me lehtësi gola në stil "gjethje e thatë". Ana e tij e errët është se përkrahja e ultranacionalizmit racist serb dhe miqësia me kriminelin e luftërave në ish-Jugosllavi Arkanin. Kur krimineli serb u vra në atentat në vitin 2000, Mihajlovic e shpalli "heroin e madh" të Serbisë në funeralin e Arkanit.

Tare deklaroi për mediat se Mihajlovic e kishte ofenduar për kombësinë e tij. Forcërisht, ai nuk pranoi të pendohej për gjestin e bërë dhe ta falte "çetnikun" Mihajlovic.

Marrëdhëniet midis tyre nuk u sheshuan asnjëherë. 10 vite më vonë,Tare i mbylli derën Mihajlovicit për të marrë rolin e trajnerit te Lacio me justifikimin se nuk u përputhen mentalitetet e futbollit.

Por, është e qartë që midis shqiptarit dhe serbit urrejtja dhe antipatia kishte zënë vend. Sot të dy janë pjesë e futbollit italian, njëri duke shkëlqyer në menaxhimin e Lacios, tjetri duke u përpjekur të realizojë ambicien karrierës së tij si trajner i zoti.

Mihajlovic shpërbleu talentin dhe zotësinë e tij me gola "spektakolarë" dhe tituj, por në sport personaliteti i fortë, ndershmëria dhe krenaria e dallon gjithmonë një sportist nga të tjerët, virtyt që trajneri serb nuk e ka./Dario VELAJ/.

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga