Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Paraqitje SPEKTAKOLARE e portierit shqiptar, faqja e Serie A i “fut ethet” kundërshtarit të play off

Shkruar nga NEWSPORT
Paraqitje SPEKTAKOLARE e portierit shqiptar, faqja e Serie A i “fut
Arijanet Muric

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sfidën e rëndësishme përballë Sllovakisë të enjten, të vlefshme për gjysmëfinalen e play-off.

"Dardanët" janë vetëm dy hapa larg historisë dhe një sukses i mundshëm në këtë duel do t'i përballte mes njërit prej fituesve të çiftit Turqi-Rumani, ndeshje e përcaktuar për t'u luajtur në "Fadil Vokrri". 

Për t'i ardhur në ndihmë skuadrës së Franco Fodës ka menduar faqja zyrtare e Serie A, e cila në një postim të bërë së fundmi publik, shfaq portierin Arijanet Muric që dhuron "shfaqje" në katërkëndëshin e portës së Sassuolos duke ndalur çdo aksion të kundërshtarëve.

Një mesazh i qartë ky për sllovakët të cilët do ta kenë të vështirë të përballen me një mur të pakalueshëm pas linjës së mbrojtjes kosovare.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu