
Sot ai duhet të ishte 35-vjeç. Por, një aksident tragjik mori jetën 17-vjeçarit Niccolo Galli në 9 shkurt të vitit 2001. Që në moshën e re ai spikaste për gjallërinë, energjinë, forcën, shpejtësinë dhe inteligjencën.
Babai i tij, Giovanni Galli ish-portier i Milanit e urdhëroi Niçolon që të stërvitej në Angli për të fituar eksperiencë. Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger dhe ndihmësi i tij Liam Brady nuk u menduan dy herë për të firmosur me mbrojtësin e talentuar Italian. Ai firmosi për"Topçinjtë" dhe debutoi me sukses në kompeticionin FA Cup për të rinjtë në vitin 2000.
"Nuk kisha asnjë dyshim për të kur ishte gjallë, se ai do të bëhej një ditë kapiteni I Italisë dhe Arsenalit", deklaroi Ëenger për djaloshin Niçolo.
Shokët e tij e vlerësonin për disiplinën, maturinë dhe mënyrën si motivonte kolegët e tij. I përkushtuar pas regjimit të rreptë stërvitor, ai stërvitej tre herë në ditë dhge djersiste më shumë se shokët. Fatkeqësisht Gallin e përplasi një automjet në Bolonjë kur po kthehej me motor nga stërvitja. Vdekja e tij pikëlloi pa masë familjen dhe shumë tifozë italianë dhe anglezë të Niçolosë.