Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ " Më kanë vrarë familjen", kur Gjermania mposhtte Holandën në finalen e Kupës së Botës, mesfushori i Milanit pështynte dy herë në kokë sulmuesin e Romës

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ " Më kanë vrarë familjen", kur Gjermania

Beteja për lavdi dhe hegjemoni në futboll ka krijuar disa nga rivalitetet më jetëgjata në histori. Gjermania dhe Holanda kanë ndërtuar secila prej tyre trashëgiminë dhe kulturën me të cilën identifikohen në kohë. Të dyja "mbretëritë e futbollit" kanë nxjerrë nga thesari i tyre pasuri përrallore të pallogaritshme :Bayern Munich, Ajax, Johan Cruyff, Franz Beckenabuer, Gerd Muller, Marco Van Basten, Ruud Gullit etj.

Rivaliteti i tyre i përjetshëm për dominim në Europë dhe në mbarë globin ka patur sfond historik. Përpara 1990, ndeshjet Gjermani-Holandë ishin një beteje prestigji dhe triumfi të krenarisë morale e kombëtare. Pushtimi nazist i Gjermanisë ndaj Holandës nga 1940-1945 i kushtoi popullit holandez jetët e 210.000 njerëzve.

Me fuqizimin e futbollit holandez, "Futbollit Total" në vitet '70, u kultivua urrejtja antigjermane. Bilanci i "betejave" futbollistike në të gjitha fushatat është 15 fitore për Gjermaninë, 15 barazime dhe 10 fitore për Holandën. Ish-mesfushori i Feynoordit Wim Van Hanegem pas "tragjedisë së 1974" e konsideronte ndeshjen me gjermanët cështje "Jetë a vdekje".

"Nuk dua t'ia di fare për rezultatin. 1-0 është më se i mjaftueshëm për aq kohë sa mund t'i poshtërojmë. I urrej ata. Më kanë vrarë familjen: babain,motrën dhe dy vëllezërit e mi. Sa herë që luaj ndaj Gjermanisë, mbushem me urrejtje".

Dy duelet epike të historisë së futbollit modern dhe rivalitetit gjermano-holandez janë finalja e Kupës së Botës 1974 dhe gjysmëfinalja e kampionatit europian 1988.

Botërori i 1974 luhej në tokën e Gjermanisë Per. "Portokallinjtë" të përzgjedhur si favoritët e vetëm për të ngritur trofeun, shënuan shpejt me penallti por gjermanët përmbysën situatën në favor të tyre. Goli i Gerd Muller vulosi një nga humbjet më shokuese në histori. Gjenerata e artë holandeze e viteve '70 nuk u kurorëzua kurrë me një Kupë Botë teksa dështoi dhe 4 vite më vonë ndaj Argjentinës.

Finalja e 1974 ka lënë një impakt negativ te holandezët duke i dhënë emrin "De moeder aller nederlagen" (Nëna e të gjitha dështimeve) Edhe pas këtij Botërori, holandezët i vendosën vetes mision për të mposhtur gjermanët. Në Kupën e Botës të 1978, beteja u nda në barazim 2-2. Kurse në EURO 1980 të dyja palët shkarkuan gjithë inatin e mbledhur ndaj njëri tjetrit. Portieri gjerman Toni Schumacher u përplas me mbrojtësin Huub Stevens. Kurse mesfushori Rene van de Kerkhof goditi me grusht në sy gjermanin Bernd Schuster.

Pas 8 vitesh, Holanda dhe Gjermania do të zgjidhnin cështjen e finalistit të EURO 1988. "Tulipanët" vinin në Gjermani me gjeneratë të dytë të artë: treshja Van Basten-Gullit-Rijkaard, Ronald Koeman. Beteja përfundoi me golin e sulmuesit të Milanit Van Basten që vulosi kualifikimin në finale. Holandezët mposhtën BS 2-0 duke ngritur titullin e parë ndërkombëtar në histori. Triumfi u festua anembanë vendit. Holandezët u zhytën në kanalin e Amsterdamit për të përgëzuar ekipin përfaqësues.

Trajneri dhe gjeniu i "Futbollit Total" Rinus Mishels deklaroi përpara publikut: Ne e fituam turneun, por të gjithë e dimë se gjysmëfinalja ishte finalja e vërtetë. Portieri Hans van Breukelen dhe mesfushori Ruud Gullit ia dedikuan suksesin brezit që vuajti faktkeqësitë e Luftës II Botërore. Dy vite më vonë, të dyja ekipet u përballën në raundin e parë të eliminimit në Kupën e Botës "Itali 1990". Ndeshja ndryshoi përfundimisht rivalitetin gjermano-holandez në konkurencë me karakter sportiv.

Gjermanët triumfuan 2-1 me golat e Jurgen Klinsmannit dhe Andreas Brehme, por beteja la pas episode që do të mbahen mend gjatë. "Pështyma "e Frank Rijkaardit në flokët e sulmuesit Rudi Voller konsiderohet një nga episodet më të cmendura të ËC. Mesfushori i Milanit e përsëriti gjestin dy herë ndaj sulmuesit të Romës Voller. Vite më vonë ,Rijkaard kërkoi falje publike ndaj gjermanit Voller.

Megjithatë, brezi i dytë i Holandës zhgënjeu në mënyrë të turpshme në "Itali 1990" duke marrë 3 barazime. Van Basten nuk shënoi asnjë gol. Tonet dhe ndjenjat ekstreme janë zbutur shumë me kalimin e viteve. Sot duelet Gjermani-Holandë nuk përjetohen me të njëjtin emocion si në 3-4 dekada më parë pasi dhe futbolli ka evoluar.

Dueli i fundit kompetitiv midis tyre ka qenë në  EURO 2012, ku "panzerat" mposhtën 2-1 "tulipanët" nënkampion bote. Holanda u skualifikua që në raundin e parë, një nga paraqitjet më të turpshme në histori. Ekipi "portokalli" ka hyrë në fazën e tranzicionit pas përfundimit të ciklit të gjeneratës Robben, Van Persie, Sneijder.

Kombëtarja ka dështuar të kualifikohet në dy kompeticionet e fundit EURO 2016 Kupë Bote 2018, një rezultat që nuk ndodhte që nga 1982-1986. Kurse Gjermania ka fituar titullin e 4-t botëror dhe kërkon ta mbrojë në "Rusi 2018". Futbollit modern i mungon shumë një betejë frymëzuese Holandë-Gjermani. Ai mbetet i vetmi rivalitet, ku ambicia dhe trofetë nuk viheshin përpara dinjitetit kombëtar dhe krenarisë. /Newsport.al/

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga