Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ Kur sëmundja të kthehet në forcë, historia e portierit argjentinas që fitoi çdo betejë në jetë

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Kur sëmundja të kthehet në forcë, historia e

Madhështia e një njeriu varet gjithmonë nga aftësia se sa është në gjendje t'i rezistojë kohës. Por, për ish-portierin argjentinas Carlos Roa jeta i ka rezervuar gjithçka që njeriu dëshiron ose urren. Një vegjetarian konservator, Roa mori pseudonimin "Lechuga" (Sallata jeshile).

Lindi në 15 gusht të 1969 në Santa Fe të Argjentinës. Brenda pak kohe ia doli të debutonte në kampionatin argjentinas në 1988 me Racing. Gjatë një turi parasezonal në Kongo u sëmur me malarje por shpëtoi fatmirësisht nga kujdesi i mjekëve. Për 5 vite u kthye në një nga sportistët më të spikatur të Argjentinës. Trofeu CONMEBOL me skuadrën e Lanusit i garantoi debutimin me bardhekaltërit dhe kalimin në Europë.

Roa u ble nga ekipi i Mallorcas që luante për herë të parë në 1997 në kampionatin spanjoll. Brenda një viti ai u kthye në një nga portierët më të mirë në qarkullim. Siguroi vendin e pestë në kampionat, finalen e Kupës së Mbretit dhe një vit më vonë siguroi finalen e Kupës së Kupave. Në 1998 u shpall "portieri më i mirë në futbollin europian" çmim që e ka fituar më vonë Oliver Kahn. Në 1998 në kampionatin botëror në Francë u kthye në hero të argjentinasve duke skualifikuar Anglinë nga penalltitë në 1/16.

Por në prag të ardhjes së shekullit  të ri dhe kur Mallorca do debutonte në Champions League, Roa u tërhoq nga futbolli duke iu bashkuar një sekti i quajtur "Viti 2000". Ata besonin se bota do të shkatërrohej nga luftërat, varfërisa, skamja, sëmundjet. Ai u kthye sërish në portë në 2002 duke kaluar te Albacete. Aty mësoi se ishte me kancer në testikuj dhe kjo e pikëlloi. U kthye në atdhe dhe mbylli karrierën në 2006. Jeta e tij nuk ishte e thënë të ishte e zakonshme dhe e rëndomtë. /Newsport.al/

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga