Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ Justifikim apo vjedhje? 26 prill 1998, dita që ndau përfundimisht futbollin italian

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Justifikim apo vjedhje? 26 prill 1998, dita që ndau

Futbolli italian rrethohet gjithmonë nga polemikat. Skandali Totonero dhe Calciopoli kanë krijuar iluzionin për pastërtinë e rreme të Serisë A. Në vitet '90 Italia zinte nga pasioni dhe epshi për futboll. Interi,Milani, Juventusi, Lazio, Parma, Roma etj konkuronin pa frikë njëri-tjetrin. Zikaltërit kanë armiqësi me Milanin dhe Juventusin. Me bardhezinjtë asnjëherë nuk janë ndarë mirë. Rivaliteti i tyre nuk nis që nga koha e "Calciopolit" në 2006.

26 prilli i 1998 do të mbahet mend gjatë në futbollin italian. Ishte sezoni Interi kërkonte titullin e parë që nga 1989. Protagonist i ndeshjes u bë gjyqtari Piero Ceccarini. Në "Delle Alpin" e tejmbushur me tifozë juventinë, u luajt njëra nga ndeshjet më me polemika. Del Piero shënoi një gol të pamundur në minutën e 21-të. Interi u përpoq me të gjitha mënyrat për t'iu afruar golit. Ylli Ronaldo nuk ishte në ditën e tij.

Minuta e 69 e takimit ishte momenti që ndezi ndeshjen. Arbitri Piero Ceccarini nuk dha penallti për Interin kur mbrojtësi Mark Iuliano u përplas brenda zonës me Ronaldon. Bardhezinjtë nisën lojën kur zikaltërit iu turrën të revoltuar gjyqtarit. Kur Edgar Davids hyri në zonën e Interit, mbrojtësi Taribo West e shtyu nga prapa. Juvja fitoi penallti.

Del Piero goditi gabimisht, por ndeshja përfundoi me fitoren decizive të Juventusit që iu afrua më tepër titullit. Interi u godit rëndë psikologjikisht dhe dështoi në 4 takimet e fundit. Ishte titulli i 25 për Juven, kurse sezoni kujtohet si "viti më i mallkuar" për zikaltërit. Arbitri italian Ceccarini deklaroi 20 vite më vonë se:" Nuk do t' jepja penallti Interit edhe po të më torturonin. Bile duhet të jepja faull në sulm për Juven".

Në parlamentin italian dy deputetë tifozë të dy skuadrave u përplasën fizikisht për ndeshjen kontraverse. Takimi i 1998 krijoi mitin se Juventusi favorizohet nga arbitrat në dëm të ekipeve të tjera italiane. Është një histori që përmendet vazhdimisht dhe sot. /Newsport.al/

 

Tags:

DOSSIER

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga