Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ I larguar nga kjo jetë dhe ende flasin për të, kur Arben MINGA "gëzoi" dhe "hidhëroi" shumë veta me triumfin 7-3 ndaj PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ I larguar nga kjo jetë dhe ende flasin për të, kur

Sot është përvjetori i ditëlindjes së një tjetër legjende të futbollit shqiptar. Arben Minga do të festone sot 60-vjetorin e lindjes së tij me familjen, njerëzit e dashur, kolegët dhe tifozët e Tiranës.

Fatkeqësisht, kanceri i pankreasit i mori jetën në 31 janar të 2007 duke e marrë në botën tjetër.

Por, legjendat janë të destinuar të bëjnë të tjerët të flasin gjithmonë për ta, edhe kur ndodhen fizikisht në këtë jetë, kujtimet e gjalla bëjnë që ata të jetojnë në shpirtrat e shumë njerëzve.

Arben Minga nuk ishte thjesht një golashënues i lindur, jo vetëm një kampion i madh, jo vetëm simbol i Tiranës. Ai ishte i lindur për të shkruar momente të mëdha në histori.

Të gjithë e kujtojnë me emocion dhe dashamirësi golin historik ndaj Belgjikës në vitin 1984, kur mori i vetëm topin dhe marshoi për të shënuar një nga episodet më të çmuara të futbollit shqiptar, fitoren e madhe ndaj njërës prej skuadrave më të mira të viteve '80-ë.

Për tifozët e Tiranës ai mban nofkën "Beni i Modh" dhe jo më kot e mban këtë "titull". Gati 34-vite më parë, Minga ishte protagonist i fitores më të madhe të Tiranës ndaj rivalëve të urryer të Partizanit 7-3. Me 3 gola të realizuar në një ndeshje të paharrueshme për futbollin kryeqytetas dhe shqiptar, Minga dhe shokët e tij i dhanë mesazhin regjimit diktatorial të kohës se në sport nuk ka rëndësi mbështetja apo përkrahja e fortë politike.

Goli i tij i dytë nga 30 metra distancë i luajti nga vendi drejtuesit e Byrosë Politike, që u shokuan që skuadra e krijuar nga Ministria e Mbrojtjes Partizani të "thërrmohej" nga 17 nëntori.

Shumë tifozë bardheblu që e kanë jetuar atë takim dhe atë kohë të trazuar, kjo fitore ishte një lloj hakmarrje ndaj shtypjes së regjimit komunist hoxhist shqiptar.

7-3 frymëzoi tifozët fanatikë të 17 nëntorit të krijonin poezinë anti-Partizan duke iu kujtuar gjithmonë triumfin përcëllues të 22 shtatorit 1985.
"O KY Partizoni 
O nis per KASHAR 
O se 7 me 3 
JO von orar ZYRTAR".


Ai tentoi pas shembjes së "murit shqiptar të Berlinit" të sprovonte në Rumani, por duke parë moshën e madhe mendoi se më mirë do të ishte të mbyllte me nder karrierën vetëm me ngjyrat bardheblu. Dhe ai sakrifkoi për nder të Tiranës duke iu larguar portës kundërshtare dhe të mbronte me shpirtin e mbrojtësit portën e ekipit të tij të zemrës.

Megjithatë, Arben Minga ka fituar respektin e të gjithë kundërshtarëve, shokëve dhe tifozëve kryeqytetas falë karakterit të vendosur dhe besimit që kishte ndaj çdokujt. Fitorja 7-3 ndaj Partizanit është njëri prej medaljeve të arta të karrierës dhe jetës së tij, të cilën e shkroi me emrin e tij/NEWSPORT/.

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga