Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ Edmundo Alves de Souza, lojtari i njohur brazilian që tronditi botën e futbollit pasi abuzoi me majmunin

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Edmundo Alves de Souza, lojtari i njohur brazilian që tronditi

Edmundo Alves de Souza Neto (shkurt Edmundo) do të mbahet mend si lojtari që shkatërroi pa mëshirë talentin e tij për hir të karakterit të pakontrollueshëm. Nëse aktet e tij në karrierën futbollistike do të renditeshin si shkelje ligjore, dosja e tij penale është e mbushur me "veprat" më të papërfytyrueshme.

I identifikuar në Brazil si "O animal" (Kafsha), ish-sulmuesi i periudhës së artë së "Selecaos" konsiderohet si armiku i futbollit të bukur dhe spektakolar. Braziliani kudo ku ka shkuar është kthyer në një " të jashtëligjshëm". Që në vitet e para të karrierës futbollistike, Edmundo tregoi ishte një armë shkatërrimi në masë.

Debutoi kampionatin brazilian në 1991 me Vasco De Gamën. I mjafton një vit të veshë fanellën e Brazilit. Në 1995 kur luante me Palmeirasin ishte armiku më i madh brenda ekipit. U përjashtua nha klubi pasi tentoi të priste barin e fushës. Po atë vit, shkakton vdekjen e tre vetave pasi i goditi aksidentalisht me makinë duke dalë nga një disko. U dënua me 4 vite e gjysmë. U lejua të luante paradite futboll dhe në mbrëmje të kryente dënimin.

Kalon me Corinthiasin në 1997 dhe realizon vitin më rezultativ të karrierës. 29 gola në 26 takime, një titull kampion, 6 gola në një ndeshje dhe vendos rekordin e golit më të shpejtë në Brazil brenda 27 sekondave. Luan në fushatën e suksesshme të Kupës së Amerikës me Brazilin, por përjashtohet nga trajneri Mario Zagallo por goditi në fytyrë kundërshtar të Bolivisë në Finale.

Në janar 1998 luan për herë të parë në Europë me Fiorentinën. Vendos një kusht të cuditshëm në kontratë; të ndjek karnavalet në Rio de Janeiro në mes të sezonit. Lë skuadrën në momentin më delikat të luftës për Scudetto kur Gabriel Battistua dhe disa lojtarë kyc të "Fiores" janë të dëmtuar. Thirret për Kupën e Botës 1998 dhe humbet shansin e jetës të luajë në finale ndaj Francës.

"Fenomeni" Ronaldo i prish ëndrrën duke u kthyer në fushë pas kapërcimit të krizave nervore. Skandalizon publikun brazilian dhe italian kur i dalin fotot të abuzimit me një majmun shimpaze gjatë festimit të përvitshëm të karnavaleve. Sipas mediave, Edmundo kishte dehur me uiski dhe birra majmunin Pedrinho.

Agjensia Braziliane e Mbrojtjes së Mjedisit e kërcënon me gjobitje pas fotove të keqtrajtimit të majmunit. Largohet në mes të vitit nga Fiorentina te ekipi i i tij zemrës Vasco de Gama pas mosmarrëveshjeve me shokun e ekipit Rui Costa dhe presidentin e skuadrës "Vjollcë".

Armiku më i madh në karrierën e tij ka qenë sulmuesi i njohur Romario. Ambicia për vëmendje dhe zilitë nuk i lejuan asnjëherë të ndërtonin një dyshe të frikshme sulmi. Momenti më i bukur i bashkëpunimit në lojë ka qenë triumfi i jashtëzakonshëm ndaj Manchester United në Botërorin e Klubeve në 1999. Edmudo asiston Romarion dhe shënon një gol individual.

Pakënaqësitë dolën sërish në skenë kur Romario refuzoi të hiqte karikaturën e Edmundos dhe të dashurës së tij nga tualeti. Kthehet sërish me Brazilin në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2002, por i jep fund në mënyrën më të shëmtuar karrierës me përfaqësuesen duke u ndëshkuar me karton të kuq. Romario për Edmundon pas largimit të detyruar të "O animal" nga Vasco nxori mllefin: "Ëndrra ime, të mos luaj kurrë më me Edmundon".

Deri në 2008 shëtiti në shumë ekipe duke mbyllur "romanin e jetës si futbollist" aty ku e nisi me Vasco de Gamën. Edmundo ishte pjesë e plejadës së artë braziliane të futbollit në vitet '90 me Bebeton, Romarion dhe Ronaldon. Edhe pse një lojtar i kompletuar, Edmundo injoroi cdo gjë për hir të papërgjegjshmërisë dhe arrogancës. Por asnjëherë nuk e pëmbushi talentin dhe objektivat e tij duke u kthyer në një nga personazhet më negativë të futbollit. Krimi më i madh në jetën e tij, vrau talentin dhe dëshirën për të kontribuar në transformimin e futbollit. /Newsport.al/

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga