Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

SPECIALE/ ABRAHAM Alechenwu, kampioni afrikan që "vallëzoi" në futbollin SHQIPTAR

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ ABRAHAM Alechenwu, kampioni afrikan që "vallëzoi"
Futbollistët e huaj i kanë dhënë një ton tjetër kampionatit tonë. Me ndryshimin e sistemeve politike dhe ekonomike, edhe futbolli shqiptar u hapi dyert "emigrantëve". Tregu afrikan ka ofruar gjithmonë produkte cilësore për futbollin shqiptar. Shumë lojtarë kanë lënë gjurmë si golashënues, shumë të tjerë si "aventurierë", por të paktë janë ata që koleksionuan një mori trofesh dhe zunë vend në historinë e futbollit tonë. Të gjithë e mbajnë mend ABRAHAM Alechenwu, ish-mbrojtësin e majtë të Superligës. Nigeriani "gdhendi" emrin e tij më futbollin shqiptar duke fituar 4 tituj kampionë radhazi me 3 skuadra të ndryshme. Vetëm Marko Radas dhe Pero Pejiç kanë siguruar më shumë kupa në Shqipëri se ai. Interesante është se nga 13 vitet e karrierës si lojtar profesionist, ABRAHAM luajti 12 vite në Shqipëri nga Kategoria e Parë në Kategorinë Superiore. Përveç atdheut të tij Nigerisë, ABRAHAM u "shqiptarizua" duke i dhënë Shqipërisë gjysmën tjetër të zemrës së tij. Mbi të gjitha, ai mori nënshtetësinë shqiptare duke perfeksionuar dhe gjuhën shqipe. Si nisi dhe mori rrugë aventura e ABRAHAMIT në Shqipëri? Ai mbërriti në vendin tonë në moshën 18-vjeçare në vitin 2004. Adoleshenti nigerian fat në 3 tentativa me Besën, Teutën dhe Elbasanin. Futbolli profesionist e goditi me ashpërsinë e tij djaloshin. Megjithatë, ai u burrërua shpejt duke dhënë kontributin e tij te skuadrat e Gramozit dhe Apolonisë. Elbasani nuk gaboi për të dytën herë dhe e rrëmbeu në 2005 ABRAHAMIN. Mbrojtësi luftarak zuri menjëherë vend në formacionin verdheblu duke u shpallur kampion me Elbasanin pas 22 vitesh pritje. Kjo ishte një arritje historike për futbollin elbasanas, por në aspektin personal ABRAHAM fitoi një bast të fortë me shumë kolegë të tij. Elbasani shënoi rekord atë sezon duke pësuar 22 gola, falë kontributit të pashembullt të djaloshit nigerian. Tirana u habit nga cilësitë e tij të lojës dhe në mes të sezonit 2006/2007 e bleu ABRAHAMIN për llogari të tij. Tjetër çudi ndodhi atë sezon, TIRANA dhe lojtari i talentuar u shpallën kampionë në fund të edicionit. Duhet theksuar se ABRAHAM shënoi një tjetër rezultat të pazakontë: 2 tituj kampionë radhazi me 2 skuadra të ndryshme. Rivalët e përjetshëm të BARDHEBLUVE, DINAMO kërkon të merrnin hak për sezonin "duarbosh". Suksesi i ABRAHAMIT u "hapi sytë" BLUVE, të cilët sakrifikuan jo pak për ta bërë pjesë të tyre mbrojtësin dinamik. Rastësia i la vendin fenomenit, DINAMO kurorëzon sezonin emblematik 207/2008 duke u ngjitur për herë të 17-ë në majën e futbollit shqiptar pas një beteje epike me PARTIZANIN, duke i gjunjëzuar TË KUQTË me 9 veta. TIRANA e kuptoi se i kishte bërë nder rivalëve të pjesës tjetër të kryeqytetit. Për të mos e lënë më të lirë ABRAHAMIN, klubi pagoi pa u menduar shumë 140 mijë € në llogarinë e DINAMOS, që e dehur nga suksesi i fali TIRANËS "gjerdanin" ABRAHAM. BARDHEBLUTË zbatuan formulën pashkruar: po të blije ABRAHAMIN siguroje titullin. Dhe fenomeni përsëritet, TIRANA zbret nga froni DINAMON në 2009 duke u shpallur për herë të 24-t kampion i Shqipërisë.

ABRAHAM dhuroi një performancë të paharrueshme ndaj MILANIT në ndeshjen prestigjioze të kupës "Taçi Oil" në vitin 2009 duke çorganizuar lojtarët e "Djallit" në fitoren e bujshme 2-1. Por "magjia" prishet dhe ABRAHAM mendon të njohë më mirë kampionatin tonë. Ai shtegton në disa qytete duke veshur fanelat e Flamurtarit, Kastriotit, Vllaznisë, Laçit etj.

https://youtu.be/Y4o7Rj1yRSY                                                                 Video e paraqitjes së Abraham ndaj Milanit (2009) Pas 13 vitesh, mbrojtësi i majtë më i mirë në Kategorinë SUPERIORE nuk mendohet gjatë dhe i jep fund karrierës futbollistike. Sot, ai punon si agjent futbollistësh, duke u vënë në kërkim të talenteve të rinj të sportit më popullor në botë. Ai e mbylli "jetën në fushë" në moshën 31-vjeçare në vitin 2017. ABRAHAM u bë njëra prej fytyrave më të dashura të tifozëve shqiptarë. Ai u rrit në Shqipëri si lojtar profesionist dhe e zbukuroi kampionatin me lojën dhe entuziazmin e tij. Karakteri dhe optimizmi përçonin siguri te shokët e skuadrës, të cilët merrnin zemër sa herë që në fushë zbriste ABRAHAMI. Jo më kot ai rrëmbeu radhazi 4 tituj kampionë. Sa herë që do të përmendet emri tij, shumë do të mendojnë se 'ABRAHAM' ka nuanca shqiptare./Dario VELAJ/.
Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga