
Spanja ka qenë gjigandi i radhës që është eleminuar nga Botërori "Rusi 20018". Askush nuk e priste, por Rusia ka ndalur Kombëtaren e drejtuar nga Hierro me penallti, pasi 120 minutat e takimit nuk kanë mjaftuar.
Pak minuta pas përfundimit të kësaj sfide, trajneri i Spanjës, Fernando Hierro ka dhënë një deklaratë, ku merr përgjegjësi për atë që ka ndodhur, duke mos iu lënë barrën e eleminimit lojtarëve, pasi e ka marrë për vete këtë përgjegjësi.
"Ne kemi provuar dhe rrezikuar gjithçka në takimin ndaj Rusisë. Ishte kënaqësi për mua që të stërvistja këta futbollistë fantastik. Marr të gjitha përgjegjësitë që kisha në rolin tim si trajner. Të sulmosh një skuadër që mbyllet mbrapa është gjithmonë e vështirë. Më vjen keq veçanërisht për tifozët. Nuk dua të fajësoj futbollistët, pasi është i gjithi faji im. Tashmë nuk është e ardhmja ajo që më shqetëson", është shprehur trajneri i Spanjës.