Kasper Schmeichel kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester United.
Paraqitjet mbresëlënëse të portierit të Leicester gjatë këtij sezoni specifikisht sidomos në Champions League kanë vënë në lëvizje dy klubet "big"të Europës.
Duket se merkatoja e verës për portën do të zhvillohet në aksin Madird-Manchester.
Nëse De Gea zgjedh të shkojë te Reali, United duket se e ka gjetur me cilin do ta zëvendësojë portierin spanjoll dhe ai është pikërisht Kasper Schmeichel.