
Milani do të presë Salernitanan në San Siro sonte në orën 21:00 për javën e 26-të të Serie A. Kuqezinjtë duan të kthehen menjëherë te fitorja pas humbjes së fundit në kampionat me Fiorentinën dhe ku më mirë se në stadiumin e tyre përpara tifozëve të cilët kanë blerë të gjitha biletat që ishin në shitje.
Ekipet kanë publikuar formacionet titullare dhe trajneri Pioli nuk ka preferuar të bëjë rotacion teksa hedh më të mirët në fushën e lojës. Bennacer e nis nga fillimi pasi la pas dëmtimin ndërsa në pjesën e dytë priten minuta edhe për Zlatan Ibrahimovic.
Formacionet Zyrtare:
Milan (3-4-2-1): Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Saelemaekers, Bennacer, Krunic, Théo Hernandez; Brahim Diaz, Leao; Giroud.. Trajner: Stefano Pioli.
Salernitana (3-4-2-1): Ochoa; Daniliuc, Gyomber, Pirola; Mazzocchi, Coulibaly, Bohinen, Bradaric; Candreva, Kastanos; Dia. Trajner: Paulo Sousa