
Rubin Hebaj ishte autori i golit të Vllaznisë në ndeshjen kundër Partizanit që përfundoi në barazim1-1. Sulmuesi 18-vjeçar ka spikatur me talentin e tij duke bërë optimistë të gjithë ata që besojnë te ai. Hebaj ka dhënë një intervistë për Supersport ku ka rrëfyer jetën e tij si një gjimnazist e deri ëndërrat që një ditë beson t'i bëjë realitet. Hebaj është i apasionuar pas muzikës dhe makinave, por sigurisht nuk lë pas dore as femrat duke qenë se tani më është në qendër të vëmendjes.
18-vjeçari është maturant dhe zbulon që është mjaft i dhënë pas mësimeve pasi dëshiron të ndjekë studimet universitare. Por, gjatë intervistës sulmuesi shkodran ka zbuluar edhe diçka të veçantë. I pyetur nga gazetari Gjergji Stefa se çfarë ka bërë me rrogën e parë si profesionist, Hebaj ka deklaruar: "Po, shumë njerëz më thonë që rrogën e parë duhet ta dërgosh në shtëpi. Ju betohem, mos më paragjykoni, por ajo ishte aq e vogël sa unë bleva diçka për vete".