Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Renditen në “zonën e ftohtë" në klasifikim, minutat e fundit janë “thembra e akilit” të verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Renditen në “zonën e ftohtë" në klasifikim,

Kukësi ka zhgënjyer në këtë 12 javë kampionat, teksa verilindorët renditen të parafundit në tabelën e renditjes, shumë larg pritshmërive që vetë klubi kishte në fillim të sezonit por edhe jashtë çdo parashikimi të tifozëve.

Edhe tifozi më kritik i skuadrës së Kukësit nuk do t ëmund të çonte në mendje  këto rezultate të klubit, ku pauza e kombëtares ka ardhur në momentin e duhur me Enkeleid Dobin që ka për detyrë të “zgjojë luanin” e lojtarëve për t’a rinisur më pas kampionatin me marshin më të lartë për të parandaluar më të keqen.

Nëse verilindorët kanë këto rezultate ka dhe një arsye. Minutat e fundit të sfidave janë “thembra e akilit” për Kukësin, pasi gjysmën e golave të pësuar deri në këtë faz të kampionatit e kanë marrë në minutat e fundit të ndeshjeve. Të besuarit e Dobit kanë arritur të shënojnë 11 gola, ndërsa kanë “ngrënë” plot 14 dhe 7 prej tyre i kanë pësuar nga minuta 71-90, duke treguar kështu edhe “ngërçin” që ka ekipi në këto minuta. Një tjetër detaj që Kukësi nuk siguron rezultate pozitive është sepse këtë sezon akoma nuk ka arritur të përmbys një ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga