
Që pas largimit nga ekipi i Lazios ku kishte rolin e drejtorit sportiv, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare është i papunë. Është përfolur për oferta nga Tottenham megjithatë asgjë konkrete. Por një tjetër klub anglez mund të jetë destinacioni i radhës për Taren.
Presidenti i Chelsea, Todd Boehly ka qenë së fundmi në Shqipëri ku është takuar edhe me Igli Taren. Ish-drejtori i Lazios i dha lamtumirën klubit italian disa javë më parë dhe aktualisht është në kërkim të një punë të re në rolin e drejtuesit. Presidenti amerikan i Chelseat ka qenë me djalin e tij ku ka takuar disa biznesmenë shqiptarë, por ka përfituar për të takuar dhe Taren.
Një lajm mjaft i mirë ky për ishin e Kombëtares pasi do të ishte një hap i madh në karrierën e tij si drejtues. Kujtojmë në rast të emërimit të tij si drejtor tek “Blutë e Londrës”, Tare do të gjejë aty dhe shqiptarin tjetër, Armando Broja.