Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Presidenti i Atleticos i “shuan” shpresat Barçës: Lojtar fantastik, por Joao Felix është i yni

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Atleticos i “shuan” shpresat Barçës: Lojtar

Joao Felix ka rilindur te Barcelona. Portugezi menjëherë është ktheyr në një element kyçc në formacionin e katalanasve, teksa ka shënuar gola vendimtarë në “Camp Nou”.

Në lidhje me “shpërthimin” e Felix ka folur edhe presidenti i Atletico Madrid, këto të fundit kanë në zotërim kartonin e sulmuesit. Enrique Cerezo ka theksuar se Felix ëhstë një lojtar i madh, por është i tyre.

 “Ai është lojtari ynë, ne duhet ta mbrojmë, ta ndihmojmë dhe të mendojmë se nëse është mirë, ai është gjithashtu i mirë për ne.

Gjithmonë kemi thënë se ai është një lojtar fantastik dhe këtë po e tregon te Barcelona. Nuk u përshtat me ne. Ai është një lojtar i madh te Barcelona.

Ndoshta nuk ishte i përgatitur për ne. Nuk funksionoi, nuk tregoi gjithçka që kishte. Shkoi tek Chelsea dhe e njëjta gjë ndodhi. Tani në Barcelonë po shfaqet, lojtarët e mëdhenj përfundojnë gjithmonë duke e bërë këtë”, ka deklaruar Cerezo.

Një mesazh ky për t’i treguar Barçës se nuk do të ketë asnjë shanc për shitjen e tij në fund të sezonit, ku pas huazzimit do të rikthehet sërish te Ateltico, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2029.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga