Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Granit Xhaka shkëlqen me gol, Zvicra e tij luan “poker” në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Granit Xhaka shkëlqen me gol, Zvicra e tij luan “poker”
Zvicër - Jordani

Granit Xhaka është shfaqur protagonist në ndeshjen që Zvicra ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, e luajtur në kuadër të një miqësoreje. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kybunpark” të St.Gallen, përfundoi me shifrat 4-1.

Mesfushori me origjinë shqiptare e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të shtesë të pjesës së parë. Xhaka “shkundi rrjetën” kundërshtare me anë të një 11-metërshi, ku në ato momente i çoi shifrat 3-0 në favor të të tijëve.

Kështu, trajneri Murat Yakin merr sinjale pozitive nga skuadra në prag të Botërorit 2026. Pikërisht në Kupën e Botës, Zvicra ndodhet në Grupin B së bashku me Katarin, Kanadanë dhe Bosnjë Hercegovinën.

Poll

Lexo gjithashtu