Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Gjeniu" i Championsit përballë strategut të Europa League, PSG - Aston Villa finalja e Superkupës së Europës (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
"Gjeniu" i Championsit përballë strategut të Europa
Luis Enrique, trofeu i Superkupës së Europës, Unai Emery

Paris Saint-Germain fitoi për të dytin vit radhazi trofeun e Champions League, pasi mposhti në finale Arsenalin në sajë të 11-metërshave.  

Me këtë sukses kaq të rëndësishëm, parizienët do të masin forcat në një tjetër finale me po kaq vlerë në garat europiane, siç është Superkupa e Europës, aty ku rival do të ketë Aston Villan e Unai Emeryt.

Këta të fundit fituan pastër 3-0 përballë Freiburg, në finalen e Europa League, një kompeticion ky që njihet si “fiksim” i vjetër për trajnerin Emery.

Ndeshja e Superkupës është e përcaktuar për t’u zhvilluar më 12 gusht dhe do të luhet në stadiumin e Salzburgut në Gjermani, “Red Bull Arena”.

Poll

Lexo gjithashtu