Barcelona ka hedhur hapa të rëndësishëm sa i takon Anthony Gordon. Sulmuesi anglez, i cili luan momentalisht te Newcastle në Premier League është objektivi kryesor i drejtuesve, të cilët shohin tek 25-vjeçari lojtarin e duhur për të zënë vendin e lënë bosh nga Robert Lewandowski.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se katalanasit kanë marrë tashmë “PO”-në prej tij dhe ajo çfarë mbetet për t’u zgjidhur është dhe gjuha e përbashkët me klubin anglez.
Fakti që për Gordon kanë interesime dhe ekipe të tjera nga Anglia, shtojmë këtu dhe Bayern Munich që e ka ndjekur prej kohësh, i detyron në njëfarë mënyre kampionët e Spanjës të veprojnë shpejt dhe në rastin më të mirë, ta mbyllin këtë tratativë para nisjes së Kupës së Botës.
View this post on Instagram
