Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Nga Serie B e Italisë te Skënderbeu në Superiore, mesfushori nigerian “shkund” rrjetën në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga Serie B e Italisë te Skënderbeu në Superiore,
Mario Rabiu

Është luajtur java e 12-të në Premier League të Kazakistanit mes Atyrau – Tobol, e përfunduar 1 – 1. Ish-mesfushori i Skënderbeut të Korçës, Mario Rabiu, shënoi golin e barazimit në minutën e 71-të.

Për 26-vjeçarin nga Nigeria, ky ishte finalizimi i parë për këtë sezon të ri. Përveç periudhës te Skënderbeu në Superiore, e ku zgjati nga korriku i 2023 deri në shkurtin e 2025, Rabiu ka qenë pjesë e Modena në Serie B të Italisë.

Vlerën më të lartë në treg, mesfushori afrikan e pati te Skënderbeu gjatë vitit 2024, ku vlente 300 mijë euro, ndërsa aktualisht nuk shkon më shumë se 100 mijë euro.  

 

Poll

Lexo gjithashtu