Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Po "gatuhet" blerja e vitit? Mourinho me plan "djallëzor" shfaqet në Kupën e Gjermanisë për yllin e Bayernit

Shkruar nga NEWSPORT
Po "gatuhet" blerja e vitit? Mourinho me plan
Foto ilustrim/ Michael Olise, Harry Kane, Luiz Diaz & Jose Mourinho

Bayern Munich u shpall fitues i Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti në finale Stuttgartin. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” përfundoi 3-0 në favor të bavarezëve.

Po "gatuhet" blerja e vitit? Mourinho me plan
Michael Olise

Pikërisht në këtë finale të madhe, i pranishëm ishte dhe Jose Mourinho, trajneri i ri i Real Madridit. Portugezi është parë në stadium dhe me një motiv krejt të qartë, të vëzhgojë Michael Olisen, të cilin e sheh si objektiv të rëndësishëm për merkaton e ardhshme të verës.

Megjithatë, një deklaratë e menjëhershme mund të zbehë misionin e "The Special One", kjo sepse numri "një" i klubit e ka bërë të qartë shumë shkurt se francezi është i pashitshëm.

"Mourinho mund të mbajë 5 sy ndaj Olises po të dojë, por nuk do ia dalë ta marrë prej nesh", është shprehur Uli Hoeness. 

Vlen të theksohet se Olise u shpall lojtari më i mirë i sezonit nga Bundesliga pas një sezoni tejet impresionues.

 

Poll

Lexo gjithashtu