Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Gjermania e pandalshme në prag të Botërorit, 4 gola dhe spektakël përballë Finlandës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjermania e pandalshme në prag të Botërorit, 4 gola dhe
Joshua Kimmich & Deniz Undav

Gjermania ka fituar në shtëpi përballë Finlandës në një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mewa Arena” të Mainz, përfundoi me shifrat e pastra 4-0.

Dopieta e Deniz Undav dhe golat e dyshes Wirtz-Musiala, mjaftuan për “panzerat”. Në krahun tjetër, finlandezët ishin të pafuqishëm përballë fuqisë gjermane, të cilët treguan klas.

Kështu, trajneri Julian Nagelsmann merr sinjale pozitive para Botërorit 2026. Pikërisht në Kupën e Botës, Gjermania do të jetë në Grupin E së bashku me Curacao, Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin.

Goli i Jamal Musiala (Gjermani 4-0 Finlandë)

Poll

Lexo gjithashtu