Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nigeria lë jashtë “bomberin” Victor Osimhen, ZBULOHET arsyeja e fortë: Mund të ndryshojë..

Shkruar nga NEWSPORT
Nigeria lë jashtë “bomberin” Victor Osimhen, ZBULOHET
Osimhen-Lookman

Në ndeshjet miqësore që kombëtarja e Nigerisë do të luajë kundër Polonisë dhe Portugalisë, bie në sy mos grumbullimi i dy sulmuesve kryesorë Victor Osimhen dhe Ademola Lookman.

Trajneri i “Super Eagles”, Eric Chelle, publikoi listën e lojtarëve të ftuar, por emrat si Osimhen dhe Lookman mungonin mes të përzgjedhurve.

“Mos grumbullimi i Osimhen lidhet me faktin se ai mund të ndërrojë klub dhe nuk mund të ketë vëmendjen maksimale në kombëtare. Përsa i përket Lookman ishte kërkesë e Atletico Madrid që të qëndronte pushim për shkak të lodhjes gjatë sezonit”, u shpreh trajneri Chelle në konferencën për shtyp

Lojatri i Galatasaray ka një kontratë 4-vjeçare me klubin, por duket se përvojës në Turqi se po i vjen fundi. Zërat për një kalim të nigerianit tek një nga pesë ligat kryesore të evropës nuk mungojnë.

Nga Stambolli vijnë sinjale mohimi, me presidentin e Galatasaray që deklaroi qartë se nuk do të autorizonte dhe se nuk po e shqyrton shitjen e sulmuesit.

Poll

Lexo gjithashtu