Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PAPRITUR/ Në prag të Botërorit, portieri ikonik NJOFTON tërheqjen nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Në prag të Botërorit, portieri ikonik NJOFTON
Manuel Neuer & Kasper Schmeichel

Portieri i Danimarkës dhe Celtic, Kasper Schmeichel ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist për shkak të një dëmtimi të rëndë në shpatull.

39-vjeçari konfirmoi se me përfundimin e kontratës së tij me Celtic në muajin qershor do të mbyllë edhe karrierën si lojtar aktiv.

Mendoj se kjo është koha e duhur për të njoftuar se kam luajtur ndeshjen time të fundit profesionale”, deklaroi Schmeichel në një intervistë për TV2 në Danimarkë.

Portieri ka qenë jashtë fushave që nga shkurti dhe më herët kishte zbuluar se iu desh t’i nënshtrohej dy operacioneve në përpjekje për të shpëtuar karrierën.

Djali i legjendës së Manchester United, Peter Schmeichel, ishte pjesë e Danimarkës në Botërorët 2018 dhe 2022. Ndeshja e tij e fundit me kombëtaren daneze ishte humbja ndaj Skocisë në kualifikueset e Kupës së Botës, në muajin nëntor.

Kujtojmë se gjatë karrierës së tij, Kasper Schmeichel ka luajtur me Manchester City, Darlington, Bury, Falkirk, Cardiff, Coventry, Notts County, Leeds, Leicester, Nice dhe Anderlecht.

Poll

Lexo gjithashtu