Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Manchester United është i vdekur”, James Rodriguez zbulon telefonatën e Ancelottit që i ndryshoi karrierën

Shkruar nga NEWSPORT
“Manchester United është i vdekur”, James Rodriguez zbulon
James Rodriguez dhe Carlo Ancelotti

James Rodriguez ka zbuluar një prapaskenë interesante nga karriera e tij, duke treguar se ishte shumë pranë transferimit te Manchester United pas largimit nga Real Madrid.

Mesfushori kolumbian, i cili për disa sezone ishte një nga yjet e madrilenëve, humbi gradualisht vendin e titullarit dhe nisi të mendonte për një aventurë të re. Në atë periudhë, “Djajtë e Kuq” dukeshin destinacioni i tij i ardhshëm, por gjithçka ndryshoi pas një telefonate nga Carlo Ancelotti.

Në një intervistë të fundit, James tregoi se agjenti i tij, Jorge Mendes, i kishte propozuar mundësinë për t’iu bashkuar Bayern Munich. Fillimisht, kolumbiani kishte dyshime për shkak të konkurrencës së madhe në skuadër, ku aktivizoheshin emra si Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Megjithatë, insistimi i Ancelottit rezultoi vendimtar.  Sipas James, trajneri italian e telefonoi personalisht dhe tentoi ta bindte të mos transferohej në “Old Trafford”.

“Po shkoja te Manchester Unitedi, por Carlo më tha: Manchester Unitedi është i vdekur. Duhet të vish këtu tek unë’”, kujtoi James teksa po qeshte lidhur me prapaskenen.

Në fund, kolumbiani zgjodhi Bayernin, ku kaloi dy sezone të suksesshme nën drejtimin e Ancelottit, ndërsa deklarata e tij ka rikthyer vëmendjen te një transferim që mund të kishte ndryshuar historinë e karrierës së tij.

Poll

Lexo gjithashtu