Al Nassr është shpallur kampion i Ligës arabe, pasi ka mposhtur Damac në ndeshjen e fundit të kampionatit. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin "King Saud University", ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1.
Sadio Mane "shtroi" rrugën drejt "festivalit" të golave në minutën e 34-të të pjesës së parë, përpara se Coman në fraksionin e së dytës të dyfishonte shifrat në 2-0. Sylla me 11-metërsh ngushtoi diferencat në të 58-tën minutë, përpara se gjithë vëmendjen ta "rrëmbente" Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi portugez shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 63-të, përpara se të kompletonte dopietën në të 81-tën, duke lënë gjurmë historike në fitoren që i sjell dhe titullin e tij të parë në këtë kampionat.
Al Nassr 4-1 Damac (Mane 34', Coman 52', Ronaldo 63', 81'/ Sylla 58')
Goli i Mane (Al Nassr 1-0 Damac)
Goli i Coman (Al Nassr 2-0 Damac)
Goli i Sylla (Al Nassr 2-1 Damac)
Goli i Ronaldos (Al Nassr 3-1 Damac)
Goli i Ronaldos (Al Nassr 4-1 Damac)
REZULTATET E TJERA:
Al Faya 0-1 Al Hilal
Al Hazem 2-0 Al Taawon
Al Ittihad 1-5 Al Qadsiah
Al Kholood 0-0 Al Fateh
Al Riyadh 1-0 Al Okhdood
Neom SC 1-1 Al Ettifaq
