Foto Arkivë: Karim Benzema, Leo Messi, Casemiro & Toni Kroos (Real Madrid – PSG)
Casemiro do të jetë futbollisti më i ri i Inter Miami. Bisedimet mes mesfushorit brazilian dhe klubit amerikan janë në fazën finale, teksa së shpejti do të ndodhë edhe transferimi zyrtar.
Është vetë futbollisti 34-vjeçar, i cili ka preferuar këtë kalim në MLS. Casemiro ka refuzuar çdo ofertë në Evropë dhe nga Arabia Saudite, për të luajtur krah Leo Messit në Miami.
Kujtojmë që braziliani dhe “pleshti” kanë qenë rivalë në kohën kur vetë Casemiro luante për Real Madrid, ndërsa argjentinasi mbante veshur fanellën e Barcelonës. Tashmë, do t’u duhet të bashkëpunojnë.
View this post on Instagram
Poll
